Grubi: Ali Ahmetit, i bëhet zemra mal kur na sheh në numër kaq të madh


Funksionarët e BDI-së kanë vazhduar takimet në Çair.

Artan Grubi, ka dërguar mesazhin e bashkimit.

Ai tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i bëhet zemra mal kur i sheh të bashkuar.

“Këshilli vendor “Luan Haradinaj” nuk ka asnjë dilemë, qëndron besnik ndaj vizionit të dëshmuar kombëtar dhe europian të Ali Ahmetit! I bëhet zemra mal Kryetarit Ali Ahmeti kur na sheh në numër kaq të madh, të fokusuar në një qëllim të vetëm, atë të punës, të mbështetjes ndaj njëri – tjetrit për qëllime të drejta dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në misionet progresive të së ardhmes!”, shkroi në Facebook Grubi.

Baby Boo