Shekerinska: Zaev është politikani në Maqedoni i cili e ka besimin më të madh edhe tek shqiptarët edhe tek maqedonasit


Zoran Zaev është politikani në Maqedoninë e Veriut që e ka besimin më të lartë midis maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive të tjera etnike. Nëse tashmë po flasim për mbështetje etnike, atëherë nga sot të gjithë duhet ta mbështesim atë me konsensus. Por kjo nuk vendoset as në debate partiake as në emisione, vendoset në ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, tha nënkryetarja e LSDM-së dhe bartëse e listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 5, Radmilla Shekerinska.

Ajo theksoi se si deputete e parlamentit ka votuar që Talat Xhaferi të jetë Kryetar i Kuvendit, jo sepse është shqiptar, por sepse kanë vlerësuar se ishte koha për ndryshim në Kuvend.

“Edhe unë edhe kolegët e mi mund të kishim humbur jetën për atë që e dhamë votën. Por them, ata kolegë ishin edhe maqedonas, edhe shqiptarë, edhe turq, edhe romë, vlleh dhe boshnjakë, të gjithë mund të ishim viktima, por nuk besonim që po votonim për një shqiptar, por për një njeri me emër dhe mbiemër. Qytetarët presin që në këto zgjedhje t’u japin besim njerëzve me emra dhe mbiemra që do të zgjidhin problemet e tyre”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se kur trokasin në derën e Infektivit, ata nuk pyesin nëse do t’i shërojë Milena apo Imeri, por ata duan të marrin kujdesin më të mirë shëndetësor.

“Nëse e bëjmë këtë për mjekët, duhet ta bëjmë edhe më shumë për atë se kush do të jetë kryeministër. Dhe nga ky aspekt, do t’u sugjeroja të gjithë kolegëve që të përqendrohen pak më shumë tek qytetarët, dhe pak më pak në temat e partive dhe grindjet partiake”, tha nënkryetarja e LSDM-së.

Ajo tha se nuk beson se qytetarët duan kryeministra që do të orkestorhen nga një parti, por ata duan t’i shohin ata njerëz më parë, t’i dëgjojnë ata njerëz më parë.

“Unë do të pajtohem që VMRO-DPMNE i organizoi protestat dhe u përpoq të na vriste, sepse ata nuk deshën ta dorëzojnë pushtetin. Sidoqoftë, ne ishim atje dhe të gjithë votuam që Talati të jetë kryetar i Kuvendit, dhe kjo ishte arsyeja që ata të përpiqeshin të na vrisnin. Ajo që kemi treguar, tregon shumë më tepër sesa fjalët që do t’ju tregoj sot, se kemi shans për të parë njerëzit në këtë vend më në fund si individë dhe jo si (bexha) ju keni parë që BDI praktikisht kishte një problem që para këtyre zgjedhjeve për të gjetur një temë, dhe kandidatin e kërkuan disa herë sepse me gjasë disa i kanë refuzuar”, theksoi Shekerinska.

Baby Boo