Gruaja piu helm pas dhunës, burri i dehur aksidentohet gjatë rrugës për në spital


Një 29-vjeçare në Dibër ka tentuar të vrasë veten duke pirë helm, pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj, dhe çifti është aksidentuar kur burri po tentonte ta dërgonte në spital.

“Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37-vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Policia ka vënë menjëherë në pranga 37-vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, lexohet në njoftimin e Policisë së Dibrës.

37-vjeçari është vënë në pranga për “shkaktim të vetëvrasjes” dhe “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Baby Boo