Gruaja nga Shkupi shkon me Mercedes në Gostivar për të kërkuar lëmoshë! (VIDEO+FOTO)


Një qytetar i Gostivarit ka dërguar një lajmërim dhe disa fotografi, ku tregon se si një grua e cila kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit, vjen me një Mercedes nga Shkupi dhe duke mashtruar qytetarët ajo përfiton nga Gostivarasit shuma të majme parash!

Në porosinë e dërguar ai rrëfen se gruan e njejtë e kishte parë duke lypur në xhaminë e “Kadrit”, dhe vetëm pak kohë më vonë, është paraqitur para lokalit të tij me një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shkupi.

Mesazhi i plotë:

“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtues dhe mashtruese si kjo grua! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njejtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!
Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar.
Bëni kujdes kujt i jepni lëmoshë!
L.Ismaili

Baby Boo