Gruaja me sfurk shpëton kidnapimin e 14 vjeçarit


Dje në fshatin Pallaticë është tentuar të kidnapohet një fëmijë 14 vjeçar nga
persona të panjohur.Siç njoftoi policia e Tetovës, 39 vjeçari me iniciale Z.I nga
fshati Pallaticë, në orën 7 e 45 minuta së bashku me djalin e tij 14 vjeçar me veturë
Pezho me targa të Kumanovës, ka qenë duke shkuar për në shkollën fillore në
Pallaticë, dhe në një moment rrugën ia ka prerë një veturë Mercedes me targa të
Shkupit.Nga vetura kanë dalur katër persona të panjohur të cilët kanë tentuar me
forcë tia marrin djalin në veturën e tyre.Në atë moment ka dalur një grua fqinje e
cila ka patur një sfurk në dorë ndërsa të panjohurit kanë ikur në drejtim të
panjohur.Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit
Dje rreth orës 16.00 39 vjeçarja me iniciale SH.O nga fshati Tenovë, ka denoncuar
dhunë që e ka ushtruar babai I saj S.O 66 vjeçar.Sipas denoncimit babi ka ushtruar
dhunë edhe ndaj saj por edhe ndaj nënës Gj.O 57 vjeçare.Dy bashkëshortët
fillimisht kanë patur një zënkë verbale, dhe më pas babai ka goditur gruan e
tij.Vajza ka dnërhyrë që ti ndalojë por edhe ajo është sulmuar ndërsa më pas vajza
bashkë me nënën kanë arritur që të mbyllin derën.I denoncuari S.O ka marrë një
vegël bujqësore dhe ka tentuar ta hap derën por nuk ka arritur përveçse e ka thyer
dritaren.Më pas 66 vjeçari është arrestuar dhe punohet në zbardhjen e plotë të
rastit.
23 vjeçari B.T nga Gostivari, rreth orës 11 ka denoncuar se një vajzë e panjohur
me të cilën është njohur në rrjetin facebook, ka shpërndarë foto kontraverse.Pas një
kohe vajza sërish e ka kërcënuar se do të publikojë ende foto nëse nuk I jep 1063
euro.më pas, kur I ka thënë se ska aq pare, janë pajtuar që ti jep 100 euro dhe ajo
që të fshijë të gjitha fotot.Në vend të kësaj, e panjohura ka vazhduar të kërkojë
ende para. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
64 vjeçari tetovar me iniciale Z.S mësues në shkollën fillore Bratsvo Migjeni, në
Tetovë, dje ka dneoncuar se rreth orës 17.00 në afërsi të kontajnierit për mbeturina
ka gjetur një thikë.Sipas rrëfimit të tij, thikën e ka hedhur një nxënës, I cili është
vërejtur me thikën në koridor.Thika është marrë dhe punohet në zbardhjen e plotë
të rastit/
Baby Boo