Gruaja e Bashar Al Asadit diagnostifikohet me kancer


Ajo është një nga “Zonjat e para” më simpatike në botë, dhe më me klas.

Vetëm se ka një problem: Jeton në vendin ku janë vrarë qindra mijëra vetë, për shkak të luftës civile.

Luftë që duket se nuk e shqetëson shumë Asma al Asad.

Bashkëshortja e Bashar al Asad jeton në një luks të çmendur, dhe këtë gjë e tregon edhe në fotot që poston në Instagram, ku ka më shumë se 300 mijë ndjekës.

Por, së fundmi Presidenca siriane ka njoftuar se ajo është me tumor malinj në gji.

Sëmundja nuk duket të jetë e rrezikshme, ndërkohë që Presidenca siriane ka postuar një foto të saj dhe të shoqit nga spitali.

E rritur në Britaninë e Madhe, shtetase e këtij vendi, kur Asma u martua me Bashar al Asad në vitin 2000, u konsiderua si “Trëndafili i shktretëtirës”.

Por vetëm pak vite më vonë, ajo u kthye në “Zonjën e parë të ferrit” dhe tashmë konsiderohet një femër e pashpirt, që ndërsa qindra e mijëra njerëz vriten çdo ditë, ajo vazhdon e pashqetësuar jetën e saj luksoze.

Vetëm për të mobiluar shtëpinë, ajo harxhoi 350 mijë dollar, sapo në vend kishte nisur lufta civile.

Në media doli një email, që tregonte se ajo kishte blerë 7 mijë dollar një palë këpucë me taka kristali.

Të gjitha këto kanë bërë që ajo tashmë të bëhet një personazh i urryer, ndërsa në Britani kërkojnë që t’i hiqet shtetësia britanike.

Asma ka lindur në vitin 1975 në Londër, nga prindërit muslimanë sunit, me prejardhje nga Homsi

Ka mbaruar kolegjin Queen’s si inxhiniere e informatikës dhe letërsisë franceze.

Ajo iu bashkua industrisë bankiere dhe punoi në Deutche Bank si analiste për hedge fonde.

Me Bashar Al Assad u martua në vitin 2000 kur ai ishte 35 vjeç, e ajo ishte 25 vjeç.

Ata kanë tre fëmijë.(TemA)

Baby Boo