Në fundjavë nis llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen një orë pas

Në shumicën e vendeve të Europës, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Islandës, natën mes 30 tetorit dhe 31 tetorit (e shtunë dhe e dielë) do të nisë llogaritja dimërore e kohës. Akrepat do të zhvendosen për një orë mbrapa. Llogaritja dimërore e kohës përfundon në fundjavën e fundit të muajit mars të vitit të ardhshëm.
Parlamenti Evropian më 4 mars 2019 votoi për heqjen e ndryshimit sezonal të kohës që nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka dhënë vendim.