Gresa: Jam e ftohtë në raport me Andin sepse mundohem ta mbaj veten, kam respekt për familjarët e mi (VIDEO)


Një nga pyetjet e publikut drejtuar Gresës gjatë natës së sotme të darkës së banorëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova, ka qenë – “Përse, je aq e ftohtë në raport me Andin?”.

Gresa ka thënë se pas këtij veprimi qëndron fakti se shtëpia e “Vëllait të Madh” është e mbushur me kamera si dhe respekti që ajo ka për familjarët e saj.

“Sepse kam pasur shumë blloke, plus kamerat dhe jemi në një ‘reality show’ prandaj mundohem t’a mbajë vetën. Kështu që kam pasur probleme sepse e di që më përcjellin familjarët babai, axha dhe duhet të kem pak respekt”, ka thënë Gresa pos tjerash.

Baby Boo