Greqia sot duhet t’ju shkruajë BE-së dhe NATO-s se lejon anëtarësim të Maqedonisë


Sot duhet të dorëzohet letra e Greqisë në Këshillin e BE-së për punë të përgjithshme në Luksenburg ku do të diskutohet për fillim të negociatave mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias të premten në konferencë në Rodos para gazetarëve paralajmëroi se sot në mëngjes letra me përmbajtjen e Greqisë për përkrahje për Maqedoninë do të dorëzohet në BE dhe NATO.

“Në zyrën time diplomatike i kemi përgatitur listat. Kam zgjedhur t’i nënshkruaj vetë në Bruksel të dielën që të hënën në mëngjes të dorëzohen në Bashkimin Evropian dhe NATO. Këto janë letra që tregojnë se jemi njoftuar nga pala maqedonase për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se në bazë të detyrimeve dhe parakushteve që i kam vendosur, ato mund të vazhdojnë më tej”, tha Koxias.

Baby Boo