Greqia lehtëson masat për turistët, ja çfarë duhet për të shkuar atje


Duke filluar nga data 15, Greqia do lehtësojë masat kufizuese për kalimin në kufi.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se që prej 15 marsit nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobusët turistikë nga 85% në 100%.

Udhëtarët, të cilët nuk disponojnë një certifikatë vaksinimi ose diagnoze janë të detyruar të paraqesin:

1. Test negativ PCR COVID-19, të kryer brenda (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi nga laboratorët e vendit të origjinës ose transit. OSE

2. Test negativ të shpejtë (rapid test),të kryer brenda 24 orëve të fundit përpara mbërritjes së tyre në Greqi. Testet duhet të jenë kryer nga laboratorë publik ose laboratorë privatë, që janë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit. Certifikata e testit duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht dhe duhet të përfshijë emrin e personit, siç është në pasaportë.

Baby Boo