Grenelli në Uashington takon edhe lobin shqiptar në Amerikë


Emisari i Posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, është takuar edhe me lobin shqiptar në Amerikë.

Në një fotografi e bërë virale tashmë, Grenell është takuar me Martin Vulajn dhe Uk Lushin.
Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë nënshkruan marrrëveshje ekonomike. Një ndër pikat që përmbante dokumenti ishte edhe njohja e Kosovës nga Israeli.

Marrëveshja e nënshkruar nga Hoti dhe Vuçiq përbëhet nga 16 pika.

Gjithashtu marrëveshja, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, parasheh, ndër të tjera, edhe anëtarësimin e dy shteteve në “zonën e mini-Shengenit”.
“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Shengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në nëntorin e vitit 2019, dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Baby Boo