Aleanca për Shqiptarët: “Urgjentisht të zhbllokohet rruga Mavrovë-Dibër”


Alanca për Shqiptarët ka reaguar pas raportimeve për bllokim të rrugës Mavrovë-Dibër, në ditën kur qytetarët e Dibrës votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Komunës. Nga kjo thonë se qytetarë që përkohsësisht jetojnë në qytete tjera në Maqedoninë e Veriut, kanë hasur në pengesa për të kryer të drejtën e votës, ndërkaq kërkojnë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokohet rruga.

Në lidhje me: Rruga Mavrovë-Dibër bllokohet pa paralajmërim në ditë zgjedhjesh?!
“Në ditën e votimit kur me Kushtetë ndalohet çdo veprimtari që pengon qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pushteti aktual ka izoluar Dibrën dhe pengon dibranët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Në ditën e dielë, ditë votimi, që nga orët e paraditës realizohen punimet në asfaltimin e rrugës Mavrovë-Dibër dhe për pasojë kjo rrugë mbahet e bllokuar. Kjo situatë u ka pamundësuar shumë dibranëve që janë me punë të përkohshme në qytetet e tjera të vijnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Kërkojmë nga autoritetet që urgjentisht të zhbllokojnë rrugën dhe të kërkohet përgjegjësi për ata që kanë dhënë urdhër për një skenar të këtillë”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Baby Boo