Greku vret shqiptarin për një vend parkingu: Tani mbarova punë me ty


Një 39-vjeçar shqiptar, punonjës në një parking, është ekzekutuar me armë mesditën e sotme në Greqi.

Mësohet se shqiptari është vrarë nga një i moshuar grek për vendin e parkimit. Mediat greke nuk e bëjnë me dije emrin e tij, por kanë siguruar disa foto të tij.

Ai është babai i tre fëmijëve dhe sipas policisë ka gjetur vdekjen në vend.

‘Tani mbarova punë me ty’ bërtiti 68-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau shqiptarin.

Baby Boo