Daut Haradinaj i thotë Albin Kurtit: “Jam ma i zoti se ti 1000 herë”


Daut Haradinaj ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës u ka replikuar kryeministrit Kurti dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Haradinaj ka thënë se për patriotizëm u jep shkollë të gjithëve, si kundërpërgjigje për Kurtin i cili tha se e lëshuan flamurin e bajraktarit për Çakorrin sapo erdhen në pushtet.

Ai tutje i ka thënë Kurtit që të mos e fyej, duke i përmendë takimin me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Përveç Kurtit, Haradinaj i është kundëpërgjigjur edhe deputetes Mimoza Kusari, duke ia përmendur vallëzimin para Gadafit.

“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të cdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu”, ka potencuar Haradinaj.

Baby Boo