Gratë kosovare protestojnë, kërkojnë të drejtat e tyre


“Marshojmë S’festojmë” është motoja e protestës së sotme që u mbajt në Prishtinë, për Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Mars.

Në këtë protestë morën pjesë një numër i madh i grave të cilat me pankarta në duar kërkuan të drejtat që sipas tyre nuk i kanë.

“Punë për mua çfarë punë dua”, “Dua të punojë pa u ngacmuar”, “Ka ardhur koha që të rrëzohet patriarkati” janë disa nga thirrjet e këtyre grave që u mblodhën sot në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ato gjithashtu do të mbajnë grevë si shenjë revolte për të gjitha padrejtësitë u bëhen

Baby Boo