Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat, deklarojnë talibanët


Pushtetarët e rinj talibanë në Afganistan kanë deklaruar dje se do të lejojnë që gratë të studiojnë në universitet, por jo në dhoma të njëjta me burrat.
Ministri i Arsimit të lartë në detyrë i grupit shtoi mes të tjerash se mësuesit meshkuj nuk do të lejohet t’u japin mësim grave.

Talibanët janë duke krijuar kuadrin e qeverisë së re të vendit, pasi kanë nën kontroll të gjithë 34 provincat e vendit, përveç njërës. Ata kanë thënë se do të qeverisin sipas interpretimit të ligjit islamik të Sheriatit.

Deri tani grupi është përpjekur të sigurojë qytetarët afganë dhe komunitetin ndërkombëtar se nuk do të shtypin të drejtat e grave si më parë, por shumë dyshojnë në sinqeritetin e militantëve për çështjen.
“Njerëzit në Afganistan do të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë të qetë sipas ligjit të Sheriatit, pa pasur ambiente të përziera meshkuj e femra”, tha ministri taliban në detyrë Abul Baqi Haqqani. “Burrat nuk do të lejohet t’u mësojnë vajzave”.

Haqqani shtoi se do të bëhen ndryshime në kurikulat për të shtuar në mësime vlerat islamike, kombëtare e historike, si dhe për të konkurruar me vende të tjera.
Gjatë qeverisjes së ish president Ashraf Ghani, qeveria e të cilit u përmbys kur talibanët kapën Kabulin më 15 gusht, të drejtat e grave ishin zgjeruar, duke lejuar që ato të punonin e të studionin.
Herën e fundit kur talibanët ishin në pushtet në vitet 1996 deri në 2001, ata vendosën një regjim të ashpër islamik, duke ndaluar gratë e vajzat të studionin, apo duke ekzekutuar publikisht kundërshtarët politikë.

Kësaj here ata premtojnë të jenë ndryshe, si për të drejtat e grave ashtu dhe për pranimin e minoriteteve në qeveri, përfshi dhe presidentin e përmbysur Hamid Karzai.
Ata kanë dërguar gjithashtu përfaqësues për bisedime me minoritetin musliman Shiite Hazara, të cilët u dhunuan ashper nga Talibanët në vitet 1990-të.
Në disa pjesë të vendit kishte lehtësim për deklaratat, ndërsa të tjerë kërkonin vepra dhe jo fjalë.

Baby Boo