Mariçiq: Deri në fund të vitit presim që të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE


Ne duhet të presim ngjarje të rëndësishme zgjerimi në muajt e ardhshëm. Në fillim të qershorit, Komisioni Evropian do të shpallë propozim-kornizën e negociatave për fillimin e negociatave me vendin tonë, si dhe raportin e rregullt vjetor që komenton përparimin e Maqedonisë së Veriut në të gjitha segmentet, tha në një intervistë për AIM-në Bojan Mariçiq, koordinator kombëtar për integrim në BE dhe negociatori kryesor për çështje teknike.

Sipas tij, është reale të pritet që gjatë presidencës gjermane me BE-në, në vjeshtë ose në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me një kornizë të miratuar negociuese. Kjo, siç thotë Mariçiq, do të shënonte fillimin zyrtar të negociatave tona për anëtarësim

Baby Boo