Grabitje e armatosur në një pompë benzine në Shkup


Dy persona të armatosur sulmuan pompën e benzinës në lagjen Radishan, të Shkupit, duke vjedhur kështu paratë e përfitimit ditor të pompës së benzinës.

Dy grabitësit pastaj kanë ikur në drejtim te panjohur.

“Më 25.05.2018 në ora 03:55 në njësinë për informata dhe komandime Shkup, i punësuari në pompën e benzinës në hyrje të Radishanit-Shkup, ka raportuar se dy të panjohur te maskuar kanë kryer grabitje ndaj tij.

Autorët nën kërcënimin e armëve, kanë marr paratë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e personave, për zbardhjen e rastit” thekson Sektori për Punë të Brendshme-Shkup./Telegrafi

Baby Boo