Boçvarski: “Zonat dhe hapësirat e mbrojtura në shtet janë jashtë ligjit për ndërtimet të paligjshme”


Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, shprehet se propozim-ligji i ri për legalizimin e objekteve të paligjshme, që u prezantua sot me përfshirjen e ndërtimeve të paligjshme deri në janar të këtij viti, nuk është “grim i ligjit” që Qeveria e tërhoqi në maj të këtij viti, duke bërë të ditur se përmes debatit në periudhën e kaluar në të është përfshirë gjithçka që është kërkuar dhe pranuar. Është kushtuar, siç u shpreh, fokus i madh në zonat dhe hapësirat e mbrojtura.

Boçvarski tha se bëhet distinksioni mes atyre që kanë ndërtuar sipas ligjit dhe atyre që kanë anashkaluar procedurat e ndërtimit, duke vendosur një dënim për ndërtimet e paligjshme, përkatësisht për 50 për qind kompensim më të lartë për shërbimet komunale për objektet deri 80 metra katrorë dhe 100 për qind mbi 80 metra katrorë.

“Qëllimi i këtij ligji është, para së gjithash, kushdo që ka ndërtuar objekt jashtë procedurës së rregullt sipas Ligjit për ndërtim, të paguajë gjoba apo taksë më të lartë komunale në komunën amë për 50 për qind deri në 80 metra katrorë dhe 100 për qind më taksat e rregullta komunale për objektet më të larta se 80 metra katrorë. Kjo do të thotë se në fillim ne bëjmë distinksion mes atij që ka punuar sipas Ligjit të rregullt për ndërtim dhe ka marrë leje ndërtimi sipas asaj rregulloreje të vlefshme. Të gjithë ata që do të ndjekin këtë ligj nuk do të jetë si ligji i mëparshëm apo ligji i pari i vitit 2011 legalizim për një euro për metër katror, meqë atëherë në njëfarë mënyre u shpërblyen financiarisht ata që kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin e ndërtimit. Sot do të dënohen me 50 respektivisht 100 për qind si dënim për mosrespektimin e Ligjit për ndërtim”, tha Boçvarski.

Ne kemi bërë, theksoi ai, maksimumin në pjesën e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe dënimin e atyre që kanë ndjekur një procedurë të tillë dhe nuk kanë respektuar Ligjin për ndërtim.

“Megjithatë, ne nisemi nga fakti se në shtet kemi gjendje faktike dhe se duhet të kërkojmë zgjidhje. Objekte të tilla në shtet padyshim që ekzistojnë, nuk janë regjistruar në asnjë regjistër apo në Kadastër, pronarët e tyre nuk paguajnë pronë. Duke i vënë në kornizën ligjore objektet e këtilla që i plotësojnë këto kritere dhe kushte, i vendosim në sistemin juridik të shtetit, të ekzistojnë në evidencën shtetërore, të paguajnë tatime, të paguajnë kompensim komunal me gjoba apo dënime”, tha Boçvarski.

Ai vlerësoi se kjo është zgjidhje e mirë në mënyrë që të zgjidhen shumë nga problemet e qytetarëve. Gjatë debateve kudo ka qenë i pranishëm konstatimi se një ligj i tillë është i nevojshëm dhe duhet të miratohet me kufizime maksimale në mënyrë që të zgjidhen një numër i madh i çështjeve. Boçvarski bëri të ditur se filtri i radhës është Kuvendi ku do të diskutohet ligji, që do të miratohet në procedurë të rregullt dhe mund të sendërtohet dhe përmirësohet.

Do të jenë në regjistër të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, siç tha ai, kur këto objekte të regjistrohen në Kadastër. Nuk mund t’i urdhërojmë komunat nga pozicioni i Qeverisë, por vetëm mund t’u rekomandojmë të hyjnë në procedurën e evidentimit të tyre. Vetë aplikimi i qytetarëve që janë pronarë të objekteve të tilla do të tregojë se sa objekte të tilla ka, më pas institucionet do të vendosin se cilat prej tyre mund të vendosen në kornizën juridike, e cilat jo.

“Kemi bërë numër të madh të kufizimeve, për shembull në aspektin kulturor, kështu që ndërtimi i objekteve në lokalitete të mallrave individuale, zona arkeologjike, është i palejueshëm. Ata nuk do të mund të parashtrojnë as aplikime, sigurisht në zonën e mbrojtur të UNESKO-s të zonën e vjetër të qytetit të Ohrit, sigurisht edhe në pjesën e mjedisit jetësor, janë përjashtuar zona e brezit mbrojtës dhe zona e mbrojtjes së rreptë. Të gjitha këto objekte janë përjashtuar tërësisht nga ky ligj dhe to do të vijojë procedurë për përjashtim nga komunat apo institucionet kompetente”, tha Boçvarski.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ai informoi se edhe objektet fetare janë të përfshira në procedurat e këtij ligji dhe do të mund të legalizohen pa paguar me këtë rast taksat komunale.

I pyetur nëse mbetet mundësia që këshillat të vendosin për një ndërtim të caktuar të paligjshëm, ministri tha se pengojnë legalizimin e çfarëdo objekti jashtë nga dedikimi i zonës së PPU-së, përveç shtëpive individuale të banimit ku do të vendosë këshilli komunal nëse edhe në të ardhmen do t’i përfshijë apo jo në dokumentacionin urbanistik.

“Edhe këtu kemi tendosje plotësuese të ligjit dhe të mundësive, që do të thotë se për objektet që janë në kuadër të Planeve të Përgjithshme Urbanistike aty do të mund të legalizohen vetëm objektet që janë në dedikimin e kompletuar në zonën e atij PPU siç janë dhënë me PPU-n. E gjithsesi për këtë, ka përjashtim për shtëpitë e banimit me dedikim A1, ku do të deklarohet Këshilli. Kështu që, në PPU pengojmë legalizimin e ndonjë objekti jashtë dedikimit të zonës së PPU-së, përveç shtëpive individuale të banimit ku këshilli komunal do të vendos nëse në të ardhmen do të përfshihet apo jo në dokumentacionin urbanistik”, tha Boçvarski.

“Të gjitha objektet që janë nën mbrojtje të rreptë dhe objektet në fushën e menaxhimit aktiv nuk mund të jenë objekt i legalizimit. Kjo do të thotë se të gjitha zonat dhe hapësirate e mbrojtura rreptësisht në shtet janë jashtë këtij ligji. Për zonat tjera që janë zonë për përdorim të qëndrueshëm, për shembull për një zonë të tillë, sigurisht do të mund të parashtrohet kërkesë për vendosje në kornizë juridike, por për objekt të tillë dhe kërkesë të tillë do të duhet të merret plotësues përveç kërkesës edhe pëlqim nga mjedisi jetësor për objektin e tillë. Kështu që, nuk bëhet fjalë për grim, gjithçka që është kërkuar dhe është e pranueshme, tashmë e shihni se është përfshirë me fokus maksimal në zonat dhe hapësirat e mbrojtura të gjithë asaj që është në interes të qytetarëve të mjedisit jetësor. “Absolutisht konsideroj se kemi vënë fokus të madh në zonat dhe hapësirat e mbrojtura”, tha Boçvarski.

Përveç kësaj në këtë Propozim ligj, shtoi ai, i kufizojmë të gjitha objektet që janë të klasifikuara si të mira individuale dhe lokalitete arkeologjike, respektivisht objektet që bëjnë pjesë në zona dhe mjedise të këtilla nuk mund të jenë fare objekt i legalizimit.

“Këto janë disa zëra shtesë që ne i vendosim si kufizime apo shtrëngime të Ligjit, për mbrojtjen e mjedisit jetësor, trashëgimisë kulturore dhe sigurisht kjo nuk do të thotë grim, por kufizim absolut i gjithë asaj që do të jetë objekt i diskutimit apo objekt i legalizimit në periudhën e ardhshme. Përveç kësaj, me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, zona e vjetër e qytetit e UNESKO-s e Ohrit, që është me të vërtetë e një rëndësie të jashtëzakonshme kulturore për shtetin dhe rajonin, gjithashtu përjashtohet dhe hiqet nga mundësia për t’u përfshirë në kornizën juridike. Këto janë hapa të mëdhenj që jemi duke i bërë”, tha Boçvarski.

Përjashtimi i ndërtesave të banimit, bërë të ditur ai, është edhe një tjetër sqarim plotësues dhe saktësim plotësues se nuk do të lejojmë që komplekset e mëdha të banimit të kalojnë përmes këtij ligj për objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, i pyetur nëse objektet e paligjshme në Kodër të Diellit do të jenë pjesë e Ligjit, tha se do të mund të legalizohen objektet që janë në zonë për shfrytëzim të qëndrueshëm dhe brezin e mbrojtur në këtë zonë.

“Është normale që Kodra e Diellit të jetë në brezin e mbrojtur të zonës, sepse ne kemi studime zhvillimore, se si Kodra e Diellit të jetë qendër skijimi dhe të ketë infrastrukturë të mirë për turizëm. Normalisht kjo është nën Komunën e Tetovës dhe ato duhet të informojnë se sa objekte pa leje ka në Kodrën e Diellit, por do të jetë e mundshme të legalizohen”, tha Nuredini.

Me Propozim ligjin për objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, objekt legalizimi do të jenë ndërtimet e paligjshme të ndërtuara deri më 1 janar të vitit 2021, me përjashtim të atyre të ndërtuara në kufijt e rajonit të Ohrit dhe zonave të mbrojtura, si dhe ndërtesa, sendërtime dhe mbindërtime të ndërtesave, objekte të përkohshme dhe ndihmëse.

Parashikohet një mënyrë e shkallëzuar e llogaritjes së kompensimit për legalizim. Për një objekt me sipërfaqe deri në 80 metra katrorë, masa e kompensimit rritet për 50 për qind, si gjobë për ndërtimin e paligjshëm dhe për një objekt mbi 80 metra katrorë, rritet për 100 për qind. Në shtojcë të kërkesës, si dëshmi për objekt të paligjshëm do të merren parasysh vetëm faturat e shërbimeve komunale . Nga kompensimit për legalizim do të lirohen qytetarët të cilët kanë deri në 180 mijë denarë të ardhura vjetore neto.

Nuk do të mund të legalizohen objektet e paligjshme të ndërtuara në kufijt e rajonit të Ohrit, e për të cilat është konstatuar se nuk janë në përputhje me Planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe tulturore botërore në rajonin e Ohrit, të ndërtuara brenda kufijve të zonave mbrojtëse edhe atë Zonë për mbrojtje të rreptë dhe Zonë të menaxhimit aktiv, të ndërtuara në kompleksin monumental të zonës së vjetër të qytetit të Ohrit, në zonën e mbrojtur të trashëgimisë kulturore të patundshme dhe në zonë ku ushtrohet apo planifikohet eksploatimi i lëndëve të para minerale.

Gjithashtu, nuk do të legalizohen edhe ndërtimet e paligjshme të ndërtuara në zonat mbrojtëse të aeroporteve, në zonat e kalimeve kufitare në një rreze prej 100 metrash nga vija kufitare, në rrugë dhe në zona ku me planet urbanistike është parashikuar ndërtim i objekteve me interes publik të përcaktuara me ligj, në brezin mbrojtës të rrugëve shtetërore dhe lokale dhe në brezin mbrojtës të infrastrukturës hekurudhore dhe tokës për të cilën në Kadastrën e patundshmërive është e regjistruar e drejta e hipotekës. Nuk mund të legalizohen as ndërtesa, si dhe sendërtimet dhe mbindërtimet e objekteve me dedikim A2, si dhe të gjitha llojet e objekteve të përkohshme (pishina, garazhe), të gjitha llojet e pajisjes urbane dhe objektet ndihmëse që janë në funksion të objektit tjetër.

Rritet edhe përfshirja e qytetarëve dhe grupeve qëllimore që nuk do të paguajnë kompensim për legalizimin e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Këta do të jenë qytetarët me të ardhura vjetore neto deri në 180 mijë denarë, përkatësisht 15.000 denarë në muaj.

Afati për parashtrimin e kërkesës për legalizim është gjashtë muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. Një aplikant do të mund të legalizojë vetëm një objekt. Në shtojcë të kërkesës, si dëshmi për objekt të paligjshëm do të merren parasysh vetëm faturat e shërbimeve komunale.

Propozim ligji i ri për legalizim është prezantuar pas më shumë se gjysmë viti nga tërheqja nga procedura të ligjit për këtë dedikim pas reagimeve të opinionit për mundësinë e legalizimit të objekteve në zonat e mbrojtura. Pasi që Ligji nuk është nënshkruar nga presidenti Stevo Pendarovski, me arsyetimin se teksti është në kundërshtim me disa nga vlerat themelore të Kushtetutës, si dhe me dispozitat kushtetuese që rezultojnl ose kanë të bëjnë me vlerat themelore të Kushtetutës, Qeveria e tërhoqi dhe paralajmëroi hartimin e ligjit të ri.

Baby Boo