Grabiten paratë e ETC-së!


Pasditen e djeshme, më saktësisht rreth orës 14:10, Policia është njoftuar për një grabitje në parkingun e ETC-së në zonën Industriale Prishtine – Fushë-Kosovë.

Burimet thonë se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur punëtorët e sigurimit të brendshëm të ETC-se, të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave të ETC-së, dhe me veturën pa targa kanë ikur në drejtim të panjohur.

Edhe punëtori i ETC-së edhe sigurimi janë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve trupore që kanë marrë.

Baby Boo