Gostivari së shpejti me Aqua Park


Komuna e Gostivarit planifikon të ndërtojë Aqua Park. Sipas Konkursit të shpallur më 22 maj nga ana e sistemit elektronik për furnizime publike, Komuna e Gostivarit kërkon zgjidhje ideore arkitektonike për ndërtim të një parku me ujë në Gostivar, informon KOHA.

Për këtë qëllim Komuna ka siguruar edhe lokacionin dhe parasheh që parkun ta ndërtojë rreth keut të Lumit Vardar, në një zonë ku parashihen aktivitete rekreative dhe sportive. Në këtë aqua park parashihet të ketë pishinë më të madhe, lum të vogël, pishinë për fëmijë deri 4 vjet, pishinë për fëmijë prej moshës 4 deri 14 vjet si dhe pishina më të mëdha të përshtatshme për rekuizitat dhe toboganët që do të vendosen aty. Aqua parku pritet të zë hapësire prej 2.200 metër katrorë.

Gjithashtu parashihet të ketë edhe restorant për 250 persona, kafene me kapacitet maksimum 100 persona si dhe pjesë tjera hapësira teknike si parkingje, tualete, gardërobe, hapësirë për dush etj./KOHA/

Baby Boo