Kapen 33 emigrantë nga Pakistani në Demir Kapi


Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot rreth orës 03:00, zyrtarë të policisë kanë vërejtur një automjet për ngarkim të parkuar dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 emigrantë ilegal nga Pakistani.

“Në orën 03:15 rreth 400 metra nga makina, në rrugën e vjetër Shkup-Gjevgjeli, policia ka vërejtur dy persona të dyshuar si drejtues të automjetit. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Negotinës”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se bëhet fjalë për dy persona nga Velesi B.S (36) dhe G.T (36) dhe se po merren masa për të qartësuar plotësisht rastin

Baby Boo