Gostivar: Pas zënkës me prindërit, mbyt veten


Ministria e punëve të brendshme informoi se dje rreth orës 16.15 në rrugën Nikolla Parapunov në Gostivar, në shtëpinë në pronësi të S.S. ka ardhur deri te mospajtime në familje dhe në një moment fëmija i pronarit, B.S.(40) me thikë e ka ther veten, transmeton Almakos.

Prindërit e tij menjëherë e kanë dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Baby Boo