Gostivar, qytetari hidhet në lumin Vardar për të provuar litarin ndihmës (VIDEO)


Një qytetar nga Gostivar është hedhur në lumin “Vardar” për të provuar litarin ndihmës që është dhuruar nga një banor i Tërnovës Isni Mahmuti, videoja është bë virale nëpër rrjete sociale sepse ka eshe pjesë humori brenda sajë.

Vendosja e telave ka ardhur pas ngjarjeve të fundit tragjike që rezultuan me dy persona të mbytur në Vardar.
Mahmudi thotë se nisma e tij vjen si një reflektim momenti kundrejt ngjarjeve të fundjavës. Ai mirëpret edhe çdo iniciativ tjetër që mund të ndërmerret në këtë drejtim. Sqaron se paraprakisht për të vendosur këto tela ka marrë lejen e autoriteteve lokale të Gostivarit.

Kjo vepër humane e Mahmudit është mirëpritur nga banorët e Gostivarit.
Gjithsej janë vendosur gjashtë tela të këtilla duke filluar nga ura e madhe mbi lumin “Vardar” afër Gjykatës Themelore të Gostivarit e deri në fshatin Balindoll. Telat janë të përforcuar në të dyja brigjet e lumit.

Baby Boo