Sot priten rezultatet e testit për 75 mjekë në spitalin e Kumanovës

Mjekët në spitalin e Kumanovës ankohen se po punojnë në kushte tejet të vështira dhe se nuk kanë mbrojtje konform rrethanave që kërkon përballja me virusin COVID 19.

Baby Boo

Ata nuk pajtohen me deklaratën e drejtoreshës së spitalit, e cila një pjesë të fajit e hodhi edhe tek personeli mjekësor për përhapjen e shpejtë të koronavirusit në Kumanovë. Ankohen se kanë mungesë të mjeteve elementare, siç janë dorëzat dhe skafandrat për përdorim të njëhershëm.
“Gjithë personeli mjekësor në Kumanovë e din shumë mirë se prej datës 15 deri në 25 mars as dorëza as maska nuk kemi pas, dmth sendet elementare mbrojtëse na kanë munguar. Për momentin as skafandra as mantila njëpërdorimshme nuk kemi”, thotë një mjek në këtë spital.

Deri tani në spitalin e Kumanovës pozitiv me COVID 19 kanë rezultuar 20 mjekë dhe të punësuar, kurse për 75 tjerë rezultatet priten gjatë ditës së sotme.

Në spital kanë frikë se me fluks të ri të pacientëve me COVID 19 mund të përballen ditën e premte, kur mbushet një javë nga kaosi që u shkaktua nëpër dyqane dhe supermarkete në Kumanovë, si pasojë e shpalljes së izolimit 48 orësh vetëm disa orë para se të hyjë në fuqi./Lajm