Gostivar, në shtëpinë e një 17-vjeçari është gjetur marihuanë, pistoletë dhe gjëra të tjera


Mbrëmë prej orës 19 e 30 deri në orën 21:00, shërbyes policorë të Gostivarit kanë kryer bastisje në shtëpinë e një 17-vjeçari nga fshati i Gostivarit, Çegran, transmeton Portalb.mk.

Gjatë bastisjes, që është realizuar me urdhër gjyqësor, në shtëpinë e 17-vjeçarit është gjetur një pistoletë, kalibër 9 milimetër me dy plumba nga kalibri i njëjtë, një qese me marihuanë, bejzboll, boksierë metalik, thikë, sprej të zi dhe cigare.

E gjitha ajo që është gjetur është dokumentuar dhe me vërtetim janë marrë për ekspertizë, ndërsa 17-vjeçari, me praninë e një familjari të tij është dërguar në stacionin policor dhe është mbajtur për procedurën e mëtejme.

Baby Boo