Këta janë pesë policët e arrestuar, të dyshuar për marrje ryshfet


Reparti për kontroll të brendshme, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së punëve të brendshme (MPB), së bashku me Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, filluan aksionin në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë të cilës hasën te zyrtarët policor para të gatshme dhe deviza në vlerë prej 822 euro dhe pije alkoolike.

Menjëherë në Stacionin policor në Strumicë u dërguan pesë policë si të dyshuar: M.M. (50), S.O. (36), R.S. (41), M.K. (37) dhe D.D. (41).

Siç informon policia, të dyshuarit dhe materialet e sekuestruara, janë në duar të prokurorit publike

Baby Boo