Gostivar: Lëshohet në përdorim xhamia e 71, prezent edhe ministri Asaf Ademi


Në organizim të Muftinisë së BFI-Gostivar me Këshillin Iniciativ në prani të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me Muftinjtë dhe bashkëpunëtorët e tij, përfaqësuesve të Komunave të Gostivarit dhe Vrapçishtit, Ministrit të Kulturës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Asaf Ademi, ish kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat bejta, hoxhallarëve dhe shumë mysafirëve tjerë, nikoqiri i këtij tubimi Muftiu Hfz. Shaqir ef. Fetahu u dëshiroi mirëseardhje, përcjell Fakte.

“Sot Gostivari po inauguron edhe një xhami në Debresh ku rrumbullaksohet numrin i katër xhami në këtë fshat me të gjitha kushtet e nevojshme për adhurim dhe mësim”, tha muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu.

Fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi i cili vlerësoi se kjo xhami ka domethënie të madhe qysh nga dita e vënies së gurrthemelit e deri në hapjen solemne sot.

Fjalë përshëndetëse kishte edhe imami i Xhamisë z. Haris ef. Selimi. Në këtë solemnitet duanë dhe hytben e xhumasë e bëri Muftiu i Muftinisë së Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili.

Xhamia u lëshua në përdorim para namazit të Xhumas, ku të pranishmit dhe mysafirët së bashku me xhematin e ardhshëm të kësaj xhamie, falën namazin e ditës së premte.

Me këtë rast Këshilli Iniciativ shtroi një koktej të begatshëm për të gjithë të ftuarit.

Ndryshe, kjo është xhamia e 71 në territorin e Gostivarit.

Baby Boo