Gostivar, ish burri me dhunë ia merr fëmijët ish bashkëshortes


Dje (06-mars) rreth orës 15:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë– Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin B.A. nga Negotina e Pologut, i cili në orën 13.00 nga ish-bashkëshortja e tij 33-vjeçare kishte qenë i denoncuar se me dhunë kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe i kishte marrë dy fëmijët e tyre të mitur. B.A. dje rreth orës 21 është dërguar në burgun e Burgut të Idrizovës në Shkup për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa fëmijët i janë kthyer nënës së tyre, të cilës me vendim të gjykatës i janë lënë në përkujdesje.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo