Gostivar, drejtori e jep veturën me “qira”?!


Nga NPK Gostivar pa mbulesë ligjore i është dhuruar automjeti i kësaj ndërmarrje , Ndërmarrjes Publike “Parkingje dhe Gjelbërim”.

Ky këmbim është bërë pa ndonjë mbulesë ligjore, përskaj faktit që ligji parasheh që: “Për të kaluar pronësia nga njëra ndërmarrje në tjetrën, duhet të vendos vetëm Këshilli drejtues i ndërmarrjes respektive”.

Në bisedën telefonike me gazetarin e <PaCensurë>, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, konfirmoi informacionin duke pohuar fillimisht që vetura ishte dhënë me leje të komunës.
Mirëpo, për rastin në fjalë komuna nuk ka asnjë kompetencë ligjore.
Ndërsa drejtori i NPK në Gostivar tha se në kohën kur është bërë dorëzimi i automjetit, nuk ka pasur Këshill drejtues në Ndërmarrjen që ai drejton.
“Në kohën kur ja kemi dorëzuar veturën drejtorit të ndërmarjes “Parkingje dhe Gjelbërim” nuk kemi pasur bord udhëheqës dhe vetura i është dorëzuar me marrëveshje mes meje dhe tij”, tha Isaku drejtor në NPK Gostivar.
Sipas ligjit për Ndërmarrjet Publike, për pronën e Ndërmarrjes vendim mund të sjellë vetëm Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes.

/ PaCensurë

Baby Boo