“Faleminderit për gjithçka”, Vuçiç i jep lamtumirën e fundit ish-gruas


Ish-gruaja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Ksenija Vuçiç është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Mediat serbe raportojnë se varrimi i gazetares u bë sot, ku morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë midis tyre dhe vetë Presidenti Vuçiç. Fjalimin në varrimin e saj e mbajti Patriarku Porfirit, ku u shpreh se atë e njihte prej 20 vitesh.

“Ksenijën e njoh prej 20 vitesh. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë. Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij,” tha ai.

Ndërkohë, në një postimnë rrjetet sociale, Vuçiç ka publikuar një tjetër mesazh lamtumire për ish-gruan e tij.

Vuçiq ka publikuar një video që paraqet një kolazh fotografish nga jeta familjare në të cilat ndodhen e ndjera Ksenija, fëmijët e tyre Danilo dhe Milica dhe vetë presidenti.

“Pusho në paqe dhe faleminderit përjetë për gjithçka,” shkruan ai krahas videos.

Baby Boo