Goranc-Glloboçicë: Rrokulliset një kamion në aksident


Një vetëaksident trafiku ka ndodhur në rrugën Goranc-Glloboçicë, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kolonel Basri Shabani, zv.drejtori rajonal i policisë në Ferizaj.

Shabani ka thënë se vozitësi ka humbur drejtimin me çrast ka përfunduar në njërën anë të rrugës.

“Një kamion me ngarkesë me targa të Maqedonisë ka përfunduar në njërën anë të rrugës, pasi që vozitësi ka humbur drejtimin. Vozitësi ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Shabani.

Ditëve të fundit në këtë pjesë të rrugës janë shënuar aksidente të shumta.

Baby Boo