Beqiri përsëri kërkon ndërhyrje për të pajtuar familjet, për vrasjen në Reçicë (letra)


Funksionari i lartë i BDI-së, Nazmi Beqiri, përsëri ka kërkuar që dikush të ndërhyjë në pajtimin e familjeve të implikuara në incidentin e përgjakshëm në Reçicë të Vogël të Tetovës, një muaj më parë, në të cilin ngeli i vrarë Naip Rexhepi ndërsa disa të tjerë ngelën të plagosur, shkruan Fakte. Ai kërkon që dikush, kushdoqoftë, të ndërhyjë në këtë konflikt. Ja letra e plotë e tij:

Nëse jo si Dielli, ndriço si xixillonja

Po, a kaq e vështirë qenka për “botën tone lokale” të njerëzve kompetent që t’u bëjnë nga një vizitë (prej “pleqsh”) të paanshme familjeve me dhimbje e hall, pa qoft edhe vetëm për respekt. Hej Zot (më falni për paralelizimin), por, NATO po vepron më shpejtë në vatra krizash në tërë botën, sesa njerëzit tanë për njerëzit e vet…
Duket si papërgjegjësi
Më tepër se një muaj u bë nga ndodhja fatkeqe e vrasjes dhe plagosjeve që u bënë në Reçicë të Vogël (Tetovë) me të cilin rast, pos ngushëllimeve që bëra, apelova te këshillat e pajtimeve që të ndërhyninin sa më shpejtë (kuptohet pse dhe si). Për çudi (time) ende nuk ka ndërhy askush: as këshill i pajtimit, as intelektual të pavarur, as pleq, as hoxhallar e madje as këshillëtarë e deputetë, as kryetari i degës së partisë (që i përkasin të pësuarit) me anëtarët e kryesisë së degës së vet (tyre). Po, a kaq e vështir qenka për “botën tone lokale” (e në veçanti për njerëzit që i përmenda), t’u bëjnë nga një vizitë të paanshme familjeve me dhimbje e hall, pa qoft edhe vetëm për respekt. Hej Zot (më falni për paralelizimin), po NATO po vepron më shpejtë në vatra krizash edhe atë pa marr mandat nga OKB-ja, sesa njerëzit tanë për njerëzit e vet…
Çfarë t’i them këtij mosveprimi? Papërgjegjësi? Frikë për ndërhyrje sipas adetit e zakonit, apo vese mjekësh, politikajsh, apo kërpurdhash, (e sidomos këto të fundit), që jetën e lidhin dhe e zhvillojnë në korrizin e lisave të rrëzuar. Përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk mundem t’i jap, ngase i dijnë ata që duhet vepruar. Veç mos thoni se, “pse nuk ndërmerr veprim”, megjithë ate po përgjigjem: ma morren këtë të drejt përmes TV Alsat-m-it. Madje, deklaruesi i tv-s më dërgojnë fjalë-porosi përmes njerëzve “mjekëve” se: “nuk kemi pasur kurr të keqe e as kemi me familjen tuaj” (timen), gjegjësisht me mua (dhe thua ti se nuk po e ditkam këte). Është e vërtet se, familja ime kurr nuk ka pasur të keqe me familjen Dërvishi e as Rexhepi, sikurse skemi pasur të keqe as me familjen Misini. Familia ime, pos armiqëve që ka kombi ynë nuk ka armik tjeter, po edhe sikur të na jenë dëmtuar pronat ndonjëher, i kemi falur dëmtuesit, madje (unë) kam liruar edhe atentatorët që kishin ardhur për të më dëmtuar mua dhe Aliun (Ali Ahmetin) gjatë Luftës së 2001-shit, pa le më të nxis apo t’i fryjë ndonjë të keqe, por të këqiat nuk më kanë trembur dhe nuk më trembin.
Mbase “Vesi” mbetet
Sa është i rënd ndalimi i veprimit për ndërhyrje pajtimi, aq më e keqe është zhurma e plasuar e thashethëmeve që zukasin lokaleve të qytetit, duke ndar drejtësi e duke shitur trimëri sherresh…
Zgjidhja e kësaj pune, apo ndihma e rrugës së Zotit që duhet afruar familjeve në fjalë, nuk bëhet duke folë fjalë që rëndojnë rastin e në një vend tjetër duke folë fjalë të mira (të urta), por ske çë i bën, ky është ves… që spo shkulet dot ende.
Faji nuk është gjithëher jetim.
E përsërisë se, në diten famkeqe, derisa po prisnim të fillonte mbledhja, nënkryetari i partisë, me tha se paskësh ndodhur një zënkë mes të të ftuarve (për në mbledhje). Duke marr parasysh kët “zënkë” dhe njohurive të mëparshme për të cilat kam shkruar paraprakisht, me të filluar mbledhja, kërkova shtyerjen e mbledhjes që të bëhet pajtimi i të acaruarve. Kjo kërkesë nuk u përfill. Meqë, të gjithë të pranishmit dinin dhe dëgjuan për acarimet e bashkanëtarëve në fjalë dhe pranuan të vazhdonte mbledhja, nuk mund të lirohen nga fajsia dhe as nga përgjegjësia.
Si mund të spjegohet ndryshe fajsia, kur kjo kryesi e zgjedhur, mori uratën mbi gjith këto ndodhi dhe nuk e prishin fare “qejfin” e fitorës së pakonkurencë e paverdikt. Si mund të heshtin për kët ndodhi të dhimbshme, kur na “çajnë kokën” për gropa rrugësh e të reshura atmosferike e le më rrahgjokëset gjat fushatave elektorale. Këso veprimesh mbase ndodhin vetëm te ne (mu ashtu siç ka ndodhur në kohë të monizmit), ngase në vendet e Evropës, për gjënë më të vogël ministra japin dorëheqje morale (edhe në raste kur ndodhia ska fare të bëjnë me ta), kurse kjo “degë (e) jona”, siç duket ka vendosur të mos e çelë gojën as për mirë e as për humanitet e le më të jap dorëheqje morale, që nënkupton se nuk don të mbarojnë “duke kënduar, por duke bër vezë”)… Sidoqoft, ata e dinë vet…
Prirje për prap
Siç zukatet lokaeve, gati me të njejtin arshim, trombetohet mediave (pa kurfar fitimi për ta!!?) me “singlen” e kohës “rankoviçjane” (kur pate-spate, ta ngjisnin “bishtin”), për hedhjen e fajit mbi liderët e pozitës, politikës e njerëzve të pakomprometuar.
Andaj e them se: kjo ndodhi e keqe, nuk ka të bëj me politikën partiake e as me liderin, për të cilin (kohën e fundit) ka filluar të përflitet gjithëçka…, ku mes tjerave thuhet se ai kishte përcaktuar mënyren e mbledhjes, zgjedhjen e njerëzve, kishte urdhëruar “zhdukjen” e dëshmise së zënkes e gjithëçka që mund të jet provë dëshmije, madje këto zukama shkojnë deri atje sa thone se Aliu është hasmuar e grindur me Nazmiun (mua), dhe se së shpejti ka për ta zhdukur edhe fizikisht!!! E çfar t’u them këtyre qejfëlive të sherreve, pos që, pra, të ngrisin dolli që tani e mos të presin zhdukjen time se mundet t’u prishet oreksi duke pritur…
Kur do të vdes nuk e di, ngase nuk e din askush, por e dijë që pos meje, nuk e çeli gojën askush në atë mbledhje, andaj e them se Aliu (Ali Ahmeti) si bashkëluftëtar i imi mund të ket dozë të fajësisë (ngase duhej të vlerësonte mes tyre dhe mua), por si lider nuk ka faj fare, ngase çdo gjë e nxjerri në votim, dhe se ruajtja e dëshmive të përfolura është në favor të tij…
Duke lënë anësh thashethëmet e komentet veproni për të mirën, po qoft edhe sa një dritë xixëllonje, ngase aty ku mungon është e bollshme.
P.S
Drita e xixëllonjës ndriçon pak, por as dielli nuk e ndriçon të tëren.
E këtillë është dhimbja, halli, përgjegjësia. E tëra i ngjason kalasë e cila bëhet me gurë të cilët secili si i vetëm bart peshën e saj (kalas), sikurse edhe prishja e murit fillon nga një gur. Këto shkrime (publikime) mos i merrni për të tepërta, se edhe pajtimi, qetësia e siguria brenda një populli janë çështje madhore që i kemi trashëgimi nga kombi e na ka urdhëruar Zoti.

Nazmi Beqiri

Baby Boo