Goran Pandev futet në garë për në krye të FFM-së


Telenovelës rreth presidentit të ri të FFM-së duket se do t’i jep fund njeriu më adekuat i mundshëm në Maqedoni. Sipas informatave, mësohet se Goran Pandev do të kyçet në luftën për kreun e institucionit udhëheqës të futbollit në vend. Futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë planifikon të kandidohet për postin e presidentit, me pretendime për të bllokuar katrahurën që rryma të ndryshme tentojnë t’i shkaktojnë sportit më të popullarizuar në vend.

Pandev besohet të ketë mbështetje të madhe edhe nga UEFA, kështu që autoriteti i tij pritet të del mbi forcën e personave që përmes politikës kërkojnë të futen në udhëheqjen e futbollit. Pandev besohet të vazhdojë të luajë deri në fund të sezonit me Genoan, ndërkohë që pritet të kompletojë 100 ndeshje me ekipin përfaqësues të Maqedonisë, pas çka pritet tërheqja me një ndeshje lamtumire dhe kyçja e tij përfundimtare në udhëheqje të futbollit vendor.

Baby Boo