30 ndërhyrje dhe akoma nuk ka të ngopur: “Asgjë nuk do më ndalojë ti bëj buzët më të mëdha”


Një vajzë, e cila deri më sot ka bërë 30 ndërhyrje për të pasur “buzët më të mëdha në botë”, po planifikon ti fryjë edhe më shumë. Ajo nuk do të ndalet me kaq.

Andrea Ivanova, 23 vjeç, nga Bullgaria, pretendon se ka vendosur rekordin për numrin e madh të ndërhyrjeve me mbushës hialuronik në buzët e saj.

Andrea gjithashtu ka “zmadhuar” mollëzat dhe “po i jep formë mjekrës dhe nofullës.” Ajo u zotua se asgjë nuk do ta ndalojë për të pasur buzët më të mëdha.

Edhe pse ato tashmë janë aq të mëdha sa po thuajse i bllokojnë vrimat e hundës. Vajza gjithashtu po planifikon të zmadhojë edhe gjoksin e saj.

Ajo tha për Daily Star “Të gjitha ndërhyrjet dhe procedurat e mia i kam bërë në qytetin ku jetoj, në Sofje, por kam në plan të bëj ndërhyrjen e radhës për gjøks edhe më të madh në Turqi ose në Gjermani, sepse ka specialistë mjaft të mirë edhe në këto vende”.

Andrea filloi transformimin e saj në një “Barbie të jetës reale” në vitin 2018, shkruan The Sun. Pavarësisht rrεziqeve dhe kοmplίkίmeve që vijnë me të pasurit e buzëve të mëdha, të tilla si ngrënia e vakteve, ajo këmbëngul se nuk mund të ngopet me madhësinë.

Baby Boo