Gold AG shkon në Hagë, viziton Rexhep Selimin


Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar se ndodhet për vizitë në Hagë.

I njëjti publikoi një fotografi në Instagram nga vendi i lartpërmendur, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.
Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
TAKIMI ME REXHËN

Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoi n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

HAGË, 29 Qershor 2022
https://www.instagram.com/p/CfYqn8zDVDy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc3cf99c-bae2-4661-951f-4c6da0a0168a

Baby Boo