Dr. Kujtim Xhelili pjesë e rëndësishme e Kardiologjisë së vendit (FOTO)


Edhe pse për shumicën e mjekëve në vendin tonë, deri para pak kohe, ishte vetëm një ëndërr e bukur që e shihnin në dokumentare të ndryshme, pak ditë më parë, kjo gjë u bë realitet në Klinikën kardiologjie në Shkup.

U bë transplanti i parë i zemrës me shumë sukses, duke mundësuar kështu kthimin në jetë të 54 vjeçarit, Ivan Ognjanovskit. Këtë ëndërr të bukur, në vendin tonë e bënë realitet ekip i specializuar i kardiokirurgëve të vendit tonë.

Dolën dhe e promovuam punën e tyre të kryer me sukses, bashkë me ministrin për shëndetësi Venko Filipçe. Pjesë e ekipit të kardiokirurgëve që kryen këtë transplantim që rezultoi me sukses, duke kthyer në jetë pacientin e lartpërmendur, ishte edhe mjeku tetovar Kujtim Xhelili. Kujtimi është një ndër emrat e fuqishëm në kardiokirurgi në vendit tonë, siç është Omer Xhemaili, e Valon Asani, që me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë që, kardiologjia të merr hovin, dhe me këtë t`iu japin një siguri më të madhe dhe më të fortë gjithë atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Kardiokirurgi Kujtim Xhelili, edhe pse i ri në moshë, megjithatë ia arriti që të bëhet pjesë e kësaj historie të bukur të vendit tonë, apo hedhjes së hapit të parë, në drejtim të transplantimit të organeve vitale, siç ishte transplantimi i zemrës së një paciente të ndjerë tanimë donatore, në kraharorin e 54 vjeçarit, Ivan Ognjanovski.

E mira e gjithë kësaj është se, me punën që bënë kardiokirurgi Kujtim Xhelili dhe pjesa tjetër e ekipit të kardiokirurgëve që bënë transplantimin e zemrës, hapën një kapitull të ri në sferën e transplantologjisë, kapitull ky, që thellon edhe më tej besimin e pacientëve në duart e arta të kardiokirurgëve të vendit tonë, me theks të veçantë, kardiokirurgëve shqiptarë, që ndjekin hapat e doktor Omer Xhemailit.

Baby Boo