Goditet organizata e heroinës në Spanjë, bosi një shqiptar


Njëmbëdhjetë persona u arrestuan si pjesë e një operacioni të përbashkët anti-drogë që çoi në sekuestrimin e 20 kg heroinë, raportuan këtë të hënë mediat spanjolle.

Zyrtarë të policisë spanjolle informuan për operacionin në kuadër të së cilit u kryen arrestime në Galicia dhe Madrid, duke konfirmuar se në pranga u vu dhe një shqiptar rezident në “Illa de Arousa”.

Në total, katër bastisje janë bërë në banesa në Illa de Arousa, Vigo, Carballo dhe Madrid, si dhe një anije industriale në Humanes. U sekuestruan 20 kg heroinë, 40,000 euro, 11 automjete, një armë gjahu dhe një armë simuluese, makineri për paketimin e drogës, telefona dhe kompjutera.

Operacioni filloi në mes të janarit 2019.

Sipas hetuesve, organizata kishte një drejtues me origjinë shqiptare, i cili vendoste kontakte me blerës të ndryshëm në Galicia, si dhe kryente negociatat përkatëse.

Nga hetimet ka rezultuar se organizata, e kalonte drogën nga Spanja në vende të tjera të Europës, kryesisht Holandë, duke e fshehur në automjete që imparkoheshin në anije.

Baby Boo