Goditet nga makina, ndërron jetë çiklisti 70 vjeçar


Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me makinë derisa po lëvizte me biçikletë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 kur makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Kumanovës e drejtuar nga D.A (47) nga Kumanova, ka goditur çiklistin T.S (70) nga fshati Stanjevsci i Shën Nikollës. Personi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Baby Boo