VMRO-DPMNE: Nëse marrëveshja me Greqinë ishte e mirë, në referendum do vihej pa pyetje shtesë


Nëse marrëveshja me Greqinë ka qenë vërtetë e mirë dhe e garantonte identitetin maqedonas, Zoran Zaev nuk do të kishte mëdyshje dhe do e vendoste të njëjtën në referendum pa pyetje shtesë që të mund të sjell qytetarët në huti.

Nëse marrëveshja ishte sukses historik për Maqedoninë, pra Zaev nuk do të kishte dilema t’i shtonte në çështjen e referendumit edhe BE-në dhe NATO-n, duke e keqpërdorur besimin ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka thënë në reagimin e saj VMRO-DPMNE.

“Marrëveshja është e dëmshme! Me të fshihet emri Republika e Maqedonisë, historia maqedonase, tradita dhe kultura. Zaev po bën truqe se si të mashtrojë popullin që të arsyetojë politikat antishtetërore me të cilën e mbulon paaftësinë.

Zoran Zaev dhe shumica qeveritare nuk zgjedhin mjete që të realizojnë marrëveshjen e dëmshme dhe kapitulluese. Qytetarët i mbështesin vlerat evropiane dhe perëndimore, por nuk i pranojnë marrëveshjet dhe politikat e dëmshme dhe të gabuara nga karteli kriminal në krye me Zoran Zaevin”, thuhet në kumtesën e partisë së Hristijan Mickoskit.

Sipas tyre, askush nuk mund të izolojë parimet demokratike të bazuar në rendin juridik të një vendi, por edhe parimet të ndërtuara ndër vite.
“Karteli në pushtet nuk mund dhe nuk guxon të jetë pengesë për demokracinë në Maqedoni dhe shprehjen e qartë të vullnetit të qytetarëve. Maqedonia do të fitojë”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së.