Gjysmëhëna e Kuqe Turke organizoi iftare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni


jysmëhëna e Kuqe Turke me rastin e Ditës Botërore të Jetimëve, e cila në shtetet muslimane shënohet në ditën e 15-të të Ramazanit, ka organizuar iftar për fëmijët jetimë dhe familjarët e tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përcjell Fakte.

Në Maqedoni iftari u organizua në Medresenë në Shtip për 300 persona, jetimë dhe familjarët e tyre.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka ofruar edhe ndihma me mbi 5 mijë pako ushqimore për familjarët në nevojë në gjithë Kosovën, 1000 pako ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë në Shqipëri, ndërsa në Maqedoni janë shpërndarë pako ushqimore për 1400 familje./AA

Baby Boo