Gjysmë milion qytetarë në Maqedoni jetojnë me 2,5 euro në ditë!


Statistikat ndër vite kanë treguar se një e katërta ose një e pesta e njerëzve në vend jetojnë në varfëri dhe më të prekura janë familjet me më shumë anëtarë. Të varfër janë edhe prindërit vetëushqyes, si dhe një pjesë e të punësuarve.

Inflacioni po merr vrull, çmimet po rriten. Gjysmë milion qytetarë në Maqedoni jetojnë me 150 denarë në ditë. Qytetarët, të gjithë janë dakord që me ato para nuk jetohet, por mbijeton dhe nëse duhet të vendosin, me ato para do të blinim më të lirën, perime, makarona, vezë, patete, që të plotësojnë nevojat e tyre ushqimore.

Qytetarët theksojnë se vaji i gatimit është më i shtrenjtë dhe tani paralajmërohet një rritje e re çmimi dhe kjo i shqetëson.
Njerëzit thonë se me ato para mund të përgatitet vetëm një vakt modest, jo më shumë.
Me ato para mund të blesh vaj gatimi, vezë dhe speca, asgjë tjetër. Tash buka është më e shtrenjtë, kështu që mund të blihen shumë pak gjëra”, thotë Danica Markovska, pensioniste.

Sociologia Tatjana Filipovska thotë se në vendin tonë varfëria është një fenomen që ka kohë që është prezente në shoqëri. Ai shton se edhe shumë prej punonjësve janë të varfër, kështu që ata detyrohen të japin dorëheqjen dhe të shkojnë për të punuar jashtë vendit.
“Varfëria ka qenë prej kohësh karakteristikë e shoqërisë sonë dhe është nën dinjitet, por nga ana tjetër të varfërit kanë mundësi të kalojnë një muaj me pak para. Në fakt, njerëzit e varfër kudo në botë kanë të njëjtat karakteristika”.

Çmimet do të vazhdojnë të rriten dhe Banka Botërore pret stabilizim vitin e ardhshëm. Sipas parashikimit të tyre, inflacioni në vend do të jetë 2.4 përqind.

Baby Boo