Mavrova vazhdon të lëkundet


Tërmet i ri me epiqendër në Mavrovë është ndjerë rreth orës 16:44. Ky tërmet ishte me fuqi 4.4 shkallë, dhe më i dobët se dy tërmetet e mëparshëm, që u regjistruan rreth orës 5 të mengjesit dhe në 15:30.

I pari dhe më i fuqishmi ishte rreth orës 5 të mëngjesit, me intensitet prej 5 shkallë. Në orën 15:30 ishte 4.9 shkallë.
Ndryshe, në këtë rajon gjatë 12 orëve të fundit u regjistruan edhe disa tërmete me intensitet më të ulët.

Baby Boo