Gjysma e të sapodiagnostifikuarve me Covid19 janë nga …


Përqindja e rasteve pozitive nga personat e testuar për Kovid-19 arrin 20,3 për qind, grupmosha më e përfaqësuar mes rasteve pozitive është e personave të moshës prej 30-39 vjet, 20,9 për qind e të sëmurëve, ndërsa pjesa më e madhe e personave të regjistruar janë nga Shkupi, tregoi raporti i Institutit për Shëndet Publik i cili ka të bëjë me periudhën prej 12-18 tetor të vitit 2020.

“Janë testuar gjithsej 13.213 materiale në laboratoritë në të cilat zbatohet testimi molekular për prani të SARS-CoV-2. Janë regjistruar 2.676 raste pozitive prej 34 qyteteve në shtet me rritje prej 19,3 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.375; 51,4%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Gjevgjeli – 228,3/100.000”, informuan nga ISHP.

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Nga Instituti kumtuan se më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës 30-39 vjet (n=559, 20,9 për qind). Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe te personat në grupmoshat prej 40-49 (n=522; 19,5 për qind), 20-29 (2=470; 17,6 për qind), mbi 60 vjet (n=469; 17,5 për qind) dhe 50-59 (2=443; 16,6%). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=79; 3,0 për qind) dhe 10-19 vjet (n=134; 5,0 për qind).

“Nga rastet të cilat janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike (n=1.313; 49,1 për qind), janë regjistruar te 96 (7,3 për qind) e të hospitalizuarve, ndërsa te 305 (23,3 për qind) persona është regjistruar prania e kormobiditeteve. Nga numri i tërësishëm i rasteve të reja, 470 (35,9 për qind) kanë kontakt me ndonjë rast të konfirmuar. Janë regjistruar 26 (2,0 për qind) persona me histori të udhëtimit (në 14 ditët e fundit)”, potencuan nga ISHP.

Nga Instituti informuan se pas dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 1.089 persona, të cilët janë hospitalizuar ose ishin në shërim shtëpiak, 25 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

“Janë paraqitur 49 raste të vdekjes nga 16 qytete, rritje prej 58,1 për qind në krahasim me javën e kaluar. Në krahasim me moshën, 38 persona ishin mbi 60 vjet, nëntë persona të moshës prej 50-59 vjet dhe dy raste të vdekjes janë paraqitur te grupi i moshës prej 40-49 vjet. Kormobiditete janë regjistruar te 35 persona të vdekur”, cituan nga ISHP.

Baby Boo