Gjyshja përfundon në spital pasi torta e dasmës ishte e mbushur me ka*nabis


Dy të ftuar në një dasmë, duke përfshirë një gjyshe, u shtruan në spital pasi disa ëmbëlsira ishin të mbushura me dr*ogë. Gjyshja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka qenë pa ndjenja për 12 orë pasi konsumoi ushqimin, ndërsa personi tjetër u dërgua me urgjencë në spital. Dasma në fjalë u zhvillua në Torquay dhe gjithçka po shkonte mirë derisa u hëngrën ëmbëlsirat, të cilat ishin bërë me kan*abis. Pas kësaj, e gjithë dita u kthye në kaos.

“Në mes të dasmës dhe pritjes, në tavolinë vendoseshin në mënyrë të rastësishme cupcakes, të cilat përmbanin dr*ogë.
“Sikur ta dija, nuk do ta kisha prekur kurrë një të tillë.” Gjithçka ndodhi shumë papritur. Gjyshja tha: “Një minutë isha mirë dhe më pas i thashë njërit prej anëtarëve të familjes sime ‘nuk ndihem shumë mirë’. Në fund, pavarësisht se është thirrur policia, nuk është ngritur asnjë rast për mungesë provash.

Baby Boo