Gjyla Çeliku: Blloku politik krijoi “komita”


Nga Gjyla Çeliku
Unë njoh shumë maqedonas nga aktivitetet qytetare dhe organizatat joqeveritare. Atyre nuk u intereson urrejtja dhe patriotizmi por kanë të njejtin hall si ne sepse ketu në Maqedoninë e Veriut ekzistenca është pikëpyetje. Blloku politik krijoi “komita” të cilët i përdor sa herë që ka nevojë për vota dhe defokusim. Partitë politike maqedonase dhe ato shqiptare fatkeqësisht luajtën me qytetarin dhe ndjenjat e tij. E shfrytëzuan dhe e shfrytëzojnë vetëm për të qëndruar vetë në pushtet.

Protestat e qytetare kundër EVN, MEPSO, ELEM, KRRE, ua prishin biznesin dhe vendin e punës partiakëve të tyre që I kanë me rroga të majme dhe që nga burimet e tyre financojnë edhe partitë. Varfërinë e shtojnë. Qytetarin e punësojnë por në të njejtën kohë e detyrojnë me të dhëna sa që as rroga e tij nuk i mbulon. Me një fjalë e mbajnë peng dhe e kanë të vetmin biznes. Komitët janë vetë politikanët në pushtet që nuk e ndihmojnë qytetarin dhe shtetin e tyre, por ia marrin edhe frymën e fundit.

Komitët krijan komitë që I kanë si fishekzjarre momenti për defokusim. Është e trupshme ajo që dëgjova. Ata e dijnë që ne si shqiptarë jemi autokton dhe pa ne shteti nuk funksionon, por Zoran Zaev e di më mirë sepse dy mandate radhazi nga shqiptarët fiton. Ai duhet të ndalojë komitat dhe të dënojë aktin, bashkë me bashkqeverisësit e tij shqiptarë sepse populli nuk është vegla e tyre! Ata duhet të ulin çmimin e rrymës, të zvogëlojnë pagesat rrugore, të marrin masa për rritjen e ndihmave sociale dhe stabilizimin e pensioneve dhe në fund t’mos na dalin çdo nate në TV sepse na villet nga fjalët ë tyre pa vepra!

Urrejtja sjellë urrejtje dhe ky popull do stabilitet ekonomik për të ndaluar rininë në atdhe e jo për me përzënë ashtu siç keni vepruar deri tash!
Komiti është njeri që ushqehet me urrejtje, por komiti jeton në shtet me polici dhe pushtet, ndaj merrni masa dhe mos shkaktoni urrejtje!
Turp!
Gjynah!
#BollMë

Baby Boo