Mickoski: “Nëse nuk marrim datë për negociata, Alternativa duhet ta lëshojë Qeverinë”


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk e sheh të arsyeshme që Alternativa të mbetet pjesë e Qeverisë nëse vendi nuk merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Mickoski thotë se eurointegrimet ishin arsyeja kryesore që Alternativa vendosi të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Gjëja kryesore që i bashkon në atë qeveri të re është fillimi i negociatave, nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk e shoh arsye. Vlerësoj që duhet të dalin, të kapërcejnë kotësinë dhe frustrimet e tyre, ndërsa ne thërrasim në bashkim të opozitës, është e qartë se kjo qeveri siç është tani, nuk ka të ardhme”, tha mes tjerash Mickoski në intervistë për Radio Televizionin Publik.

Baby Boo