Gjykimi për sulmuesit e Selës, prezantohen videot me pamje të rënda

Në seancën e radhës kundër sulmuesve të kreut të ASh-së, gjatë dhunës në Kuvend, më 27 prill, vitin e kaluar, prokuroria prezantoi pamje të dhunës, ku shihet qartë se si protestuesit e kishin goditur në kokë Selën me një shtizë flamuri dhe më pas me shqelma.

Baby Boo Tinex

Më pas, Aleksandër Janeski –Toshta, duket teksa tenton që ta largojë Selën nga grupi i deputetëve.

Pasi që e kishin goditur nga largësia me shtizën, duket se si atë e kapin për dore dhe e tërheqin. Por, nuk duket mirë se kush e ka kapur për dore. Pamje tjetër e rëndë ishte ajo ku disa të akuzuar shihen duke e tërhequr zvarrë Ziadin Selën, kurse në momentin që e lëshojnë në tokë, i akuzuari, Kire Gjorgjievski, e godet me gjithë forcën me shqelm në kokë, ndërsa më pas edhe i akuzuari, Oliver Oshakovski, shqelmon Selën në kraharor. Në video dëgjoheshin edhe kërcënime dhe ofendime nga më të ndryshmet. Avokati i Selës thekson se këto video materiale të rënda janë dëshmi e qartë se të akuzuarit kanë tentuar vrasjen e Ziadin Selës.

“I pamë qartë veprimet e të gjithë të akuzuarve në momente të caktuara. Nëse bëjmë një përmbledhje të këtyre incizimeve me deklaratën që e dha vetë i dëmtuari në seancën gjyqësore dhe të dëshmive të dëshmitarëve, të cilët ishin të paraqitur nga ana e prokurorit, shihet qartë se aktakuza është me vend dhe ne presim e njëjta të vërtetohet nga ana e gjykatës”,- theksoi avokati i Ziadin Selës, Abidin Abduli.

Në këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavloovski – Kobra. Gjykatësja gjatë seancës në video materialet e prezantuara pa vetëm shumicën e të akuzuarve./MTV2

Restorant Lumare