Hoxhë Mazllami: “Po t’i hante Benzema shtatë hurma do të shënonte shtatë gola”


Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, të mërkurën pati një ndeshje fantastike kundër Chelseat në Champions League. Benzema në “Stamford Bridge” shënoi hat-trick duke i mposhtur “Blutë e Londrës”. Francezi deri në pak kohë para se të niste loja ishte agjërueshëm. E kur erdhi koha për të bërë iftar ai hëngri hurma.

Për këtë ka folur edhe hoxha Mazllam Mazllami, i cili tha se futbollisti i Real Madridit po t’i hante shtatë hurma do të shënonte shtatë gola.
“A e patë lojën apo jo? Me tre hurma, tre gola. Po t’i hante Benzema shtatë hurma, shtatë gola. Dhe atë atje, jo në Madrid”.
VIDEO

Karim Benzema, i takon fesë muslimane. Ai vet pati deklaruar se Ramazani nuk ka ndikim në lojën e tij.
“Nuk ka ndikim, Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin obligim. Për mua është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur jam duke agjëruar”.

Baby Boo