Gjykimi pë Spitalin Modular/ Të akuzuarit e mohojnë akuzën


Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot prej orës 11:00 do të vazhdoj procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular të Tetovës në vitin 2021 kur jetët i humbën 14 persona. Në sallën gjyqësore duhet të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarëve të rinj të cilët janë thirr me kërkesë të avokatëve të të akuzuarve.

Në seancën e kaluar gjyqësore më 21 mars ishin marrë në pyetje profesorët universitarë të cilët në procedurën parahetimore kishin përgatitur të dhëna të ekspertëve dhe mendim në formë të shkruar, si dhe dy motra medicinale, të angazhuara në spitalin modular.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik në Tetovë si person juridik në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kishin kryer veprat për të cilat akuzohen.

Baby Boo